MENU
klinika

Banorët kërkojnë ndihmë për evakuim

“Fshati grek zhduket nën ujë”

07.09.2023 - 13:01

Greqia po përballet me një mot të pazakontë që ka shkaktuar përmbytjen e shumë zonave dhe evakuimin e mijëra banorëve.

Mediat vendase shkruajnë se për shkak të nivelit të madh të ujit është zhdukur fshati Metamorfosi në Palamas Karditas. Një banor i zonës shprehet se janë në mëshirë të Zotit dhe se uji në zonën e tij ka mbuluar shtëpitë.

Nga pamjet e publikuara në media shihen se shtëpitë janë zhytur në ujë dhe vetëm tjegullat e tyre duken. Ndër të tjera mësohet se përmes anijeve të peshkimit po bëhet e mundur edhe shpëtimi I banorëve që kanë ngelur të bllokuar në banesat e shtëpive të zhytura në ujë.

Me helikopterë dhe skafe do të tentohet të evakuohen të bllokuarit në fshatrat e komunës së Palamës në Kardicë nga ujërat që janë grumbulluar në fushë pas orëve të gjata të shiut të shkaktuar nga stuhia Daniel.