MENU
klinika

"Jam i lumtur që i kam pasur!"

Gjergj Leka flet për raportin me ish-bashkëshortet

15.09.2023 - 13:29

Këngëtari i njohur Gjergj Leka ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” , ku ka treguar më shumë rreth jetës së tij personale.

Teksa në studio tema e ditës ishte zemërimi, artisti u shpreh se zemërimi i një gruaje është gjëja më e vështirë për tu menaxhuar.

Ai gjithashtu tha se është shumë i lumtur që ka pasur 3 gra, ndërsa shtoi se tani ka një respekt shumë të madh për to.

“Jam i lumtur që i kam pasur dhe nuk i kam, kam një tani por i respektoj jashtë mase. Unë jam, madje mund të them jam shumë krenar për këtë gjë që edhe me ato që nuk vazhdoj, unë nuk i quaj dot ish-kjo, ish-kjo, nuk besoj që është pozitive.” – tha artisti.

Ndër të tjera duke qeshur Gjergji tregoi se në festivalin e fundit ai kishte marrë ish-vjehrrën e tij që të këndojë me të.

“Rëndësi ka që unë akoma dëgjohem, akoma i respektoj, më respektojnë, madje në festivalin e fundit unë mora dhe ish-vjehrrën time të këndojë. Unë mendoj që këto gjëra na bëjnë mirë, i bie që s’kemi qenë kaq të zemëruar me njëri-tjetrin”, u shpreh Gjergj Leka.