16.09.2023 - 14:14
Reperi Fero, është personazhi më i përfolur së fundmi pas deklaratave lidhur me fenë islame.
Pasi doli nga burgu për një sulm fizik ndaj ish-gruas së tij, Arbenitës, ai la muzikën për t’iu përkushtuar fesë myslimane, teksa vazhdon të postojë deklarata të shumta lidhur me të.
Ditën e premte, ish-reperi tha se i ka lënë të gjitha për hir të Allahut dhe nëse është nevoja edhe do vdes për të.
“Mua nuk më intereson dynjaja (bota)”, ka shkruar Fero në rrjetin social “Instagram”.