MENU
klinika

E rëndë në Divjakë

Ra në kontakt me energjinë, ndërron jetë i riu

02.09.2023 - 10:18

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Divjakë, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë. Ngjarja ndodhi në fshatin Biçukas.

Mësohet se viktima, shtetasi me inicialet A.N., ishte duke punuar në tokën e tij kur ka rënë në kontakt me energjinë.

“Në fshatin Biçukas, Divjakë, shtetasi A. N., 31 vjeç, duke punuar në tokën e tij, dyshohet ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.