MENU
klinika

Frymëzohuni!

Vajzat VIP po na provojnë se thonjtë e shkurtër janë rikthyer

09.09.2023 - 13:42

Nëse kaloni në Instagram dhe TikTok, loja me thonjtë tek vajzat e famshme duket si një nga më të preferuarat. Të gjata, me majë, me dizenjo nga më të larmishmet, fenomeni i modelit më të spikatur për thonjtë këtë vjeshtë vjen direkt nga vajzat e showbiz-it.

E kujtoni modelin e thonjve të Hailey Bieber-it? Të gjatë, në formë bajameje dhe në ngjyrë kafe të errët, kjo tendencë tërheqëse u “përqafua” nga shumë vajza si tendencë IN gjatë muajve të verës. Por, sezoni i ri duket se e mbyll kapitullin e këtyre thonjve, për t’u rikthyer tek modeli i atyre të shkurtër dhe katrorë.

Vajzat e famshme, nga Kim Kardashian tek Selena Gomez, Olivia Rodrigo apo Sofia Richie janë të parat që i thanë “PO” kësaj tendence të thonjve për vjeshtën. Manikyrë të thjeshtë, thonj të shkurtër dhe praktikë, pa pasur nevojën për të tërhequr vëmendjen kudo dhe kurdo.

Kim Kardashian, Selena Gomez dhe Sofia Richie na provojnë se thonjtë e

SOFIA RICHIE

Kim Kardashian, Selena Gomez dhe Sofia Richie na provojnë se thonjtë e

KENDALL JENNER

Kim Kardashian, Selena Gomez dhe Sofia Richie na provojnë se thonjtë e

OLIVIA RODRIGO

A ka ardhur momenti që edhe ju frymëzoheni nga ky model për thonjtë tuaj? Profesionistët e manikyrit dhe pedikyrit e mbështesin pa doreza këtë tendencë IN për muajt e vjeshtës. Rita Remark, artiste e thonjve tha për Who What Wear se: “Padyshim që kam vënë re një rikthim në gjatësitë e thonjve, ata janë më të shkurtër dhe më sportiv,” thotë ajo. “Një kapërcim krejt minimalist nga thonjtë e gjatë me dizenjo të guximshme gjatë verës tek një stil më praktik që është popullarizuar shumë dhe ne jemi gati për diçka të re”.