MENU
klinika

Asambleja e socialistëve

Kongres i jashtëzakonshëm në fillim të tetorit, Rama prezanton emrat e rinj të Sekretariateve të PS

04.09.2023 - 19:09

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku njoftoi emrat e rinj të Sekretariateve dhe Ministrave të kabinetit qeveritar. Kreu i qeverisë bëri të ditur se Sekretar Organizimi është emëruar Ardian Çela dhe Evis Kushi është caktuar Sekretare e Gruas, e cila më parë mbante postin e ministres së Sporttit dhe Arsimit.

Rama gjithashtu propozoi që në fillim të tetorit të mbahet një Kongres i jashtëzkonshëm ku ministrat e rinj të shpalison idetë dhe programin e tyre.

“Unë propozoj si fillim që në fillim të Tetorit të ketë një Kongres të jashtëzakonshëm, ku ministrat e rinj të shpalosin të gjitha idetë e tyre. Me propozim të sekretarit të përgjithshëm në detyrë, Blendi Klosi ju kërkoj të miratoni sekretariatin e ri, që kërkon votëbesim nga Asambleja në Kongres”, deklaroi kryeministri Rama.

EMRAT E RINJ TË PROPOZUAR NGA RAMA:

Sekretar organizimi: Ardian Cela

Sekretar në Burimet Njerëzore: Eduart Ndreca

Sekretar Digjital dhe i Rinisë, Etjen Xhafa,

Sekretare e Gruas: Evis Kushi,

Sekretar i Marrëdhënieve me jashtë: Romina Kuko

Sekretar i Çështjeve Zgjedhore: Eridian Salianji

Sekretar i Programit: Milva Ikonomi.