MENU
klinika

Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Lavrov: SHBA dhe aleatët e saj, fajtorët e vërtetë të konfliktit në Ukrainë

20.09.2023 - 20:15

Diplomati i lartë rus, Sergej Lavrov gjatë fjalës së tij në Asmablenë e Këshillit të Sigurimit në OKB ka sulmuar Perëndimin për qëndrimet ndaj luftës në Ukrainë.

Ai e nisni fjalimin e tij duke pretenduar se Perëndimi është fajtor për rritjen e rreziqeve të konfliktit global – duke akuzuar SHBA-në dhe aleatët e saj për “përzierje” në politikën e Ukrainës që nga rënia e Bashkimit Sovjetik të vjetër.

Lavrov e tha ketë në fjalën e tij në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, që drejtohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Për fat të keq, pas luftës së ftohtë, Perëndimi mendonte se mund të vendoste fatet e të gjithë njerëzimit. Iu janë kthyer normave selektive, kjo ka çuar në tronditje të stabilitetit politik, që ka çuar në çeljen e vatrave të konfliktit. Veprimet e SHBA dhe aleatëve kanë shënuar shkelje qysh prej rënies së Bashkimit Sovjetik, vendet satellite të SHBA-së kanë ndërhyrë në çështje të ndryshme.

Ka pasur përpjekje për kandidatë pro-amerikanë në Kiev, që Ukraina të miratojë një raund të tretë zgjedhjesh dhe ndërhyrje në çështjet e brendshme të vendit.

Të gjithëve na kujtohen 2 fjalët e Nuland dhe më pas individë që u bënë pjesë e sulmeve brutale. Parimi i mosndërhyrjes në çështjet e brendshme, puçistët vendosën që të mohonin rusisht-folësit në vend. Ukraina ka mbyllur sytë ndaj këtyre gjërave, në përpjekje për t’i paraqitur si shkelje të tërësisë territoriale.

Fakti që nazistët ukrainas morën pushtetin në Kiev, nuk përfaqësonin popullin në Dombas dhe Krime. Përpjekjet e Kievit janë vetëm shkelje e parimit të vetëvendosjes. Në mënyrë të përsëritur ka pasur kërcënime për asgjësim fizik apo ligjor dhe Perëndimi jo vetëm nuk e ka ndaluar këtë, por e kanë inkurajuar. Kanë inkurajuar që në Estoni dhe Letoni t’i hiqet qindra mijëra rusisht-folësve, e drejta e gjuhës së tyre. Në shkurt të vitit 2015 u arrit marrëveshja e Minskut.

Pra Perëndimi dhe BE kanë ndikuar për minimin e marrëveshjeve të Minskut. Kemi një marrëveshje të Francës, Gjermanisë dhe Ukrainës, ku përcaktohet ngritja e sistemit elektronik në Dombas, por asgjë nuk u bë. U kërkua një marrëveshje 3-palëshe Rusi, Ukrainë dhe BE për të çuar para marrëdhëniet tona, por edhe kjo u minua. Ministrat e Jashtëm thanë që është më mirë 10 vite bisedime sesa 1 ditë luftë.

Dua t’i kujtoj sekretarit të Shtetit se Zelensky nënshkroi një vendim që ndalonte kryerjen e bisedimeve me qeverinë e Putinit. Nëse SHBA ishte e interesuar, do të insistonit që ky vendim i Zelenskyt të anulohet.

Ata që bëjnë thirrje për integritet territorial, nuk dinë thelbin e marrëveshjeve të Minskut. Thirrjet e përsëritura për këtë kontekst në raport me NATO-n, qëndrimi arrogant i SHBA-së që pamë sot, tregojnë mungesë dëshire për diskutime. Ky është neokolonializëm i qartë. SHBA dhe aleatët duan të privatizojnë hapur sekretariatin e Kombeve të Bashkuara”, u shpreh Lavrov.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN