MENU
klinika

Ja për çfarë bëhet fjalë

Meta Connect 2023/ Mark Zuckerberg prezanton projektet e reja

28.09.2023 - 17:28

Kompania Meta e Mark Zuckerberg ka bërë një sërë njoftimesh të mëdha që do të ndryshojnë mënyrën se si miliarda njerëz përdorin teknologjinë dhe ndërveprojnë me botën.

Produkti kryesor i prezantuar gjatë Meta Connect në Menlo Park, Kaliforni, ishte headset-i i ri i Meta Quest 3. Ky është një version mjaft i përmirësuar i Meta Quest 2, që tani përzien botën reale me realitetin virtual në një mënyrë të paparë më parë.

The Quest 3 headset now has mixed reality features. Picture: Supplied

Zuckerberg zbuloi gjithashtu përmirësime të reja në inteligjencën artificiale që do të ndryshojnë mënyrën se si miliarda njerëz përdorin aplikacionet e njohura si Facebook dhe Instagram. Njoftimi i tretë i madh ishte gjenerata e ardhshme e syzeve inteligjente Ray-Ban Meta. Syzet do të kenë të integruar Meta AI, me harduer të përmirësuar masivisht dhe një veçori të re të transmetimit të drejtpërdrejtë.

Quest 3

Ndryshimi i madh për Quest 3 është se ai tani është projektuar për të bashkuar në një format hapësirat fizike dhe dixhitale. Kjo do të thotë që ju mund të përjetoni VR ose AR ndërsa përdorni headset-in për të luajtur lojëra, për të parë video ose për të eksploruar Metaverse. Falë këtyre përmirësimeve, ju do të mund të goditni një top virtual futbolli në murin e shtëpisë tuaj ose të qëlloni monstrat që dalin nga tavani i shtëpisë tuaj.

Ju gjithashtu mund të krijoni një teatër gjigant virtual për të parë filma ose për t’u ulur në ndenjëset pranë fushës në një ndeshje të NBA.

The new Quest 3 headset. Picture: Supplied

Vitin e ardhshëm, një shërbim i ri do të lejojë që arritjet tuaja virtuale të instalohen përgjithmonë në shtëpinë tuaj. Për shembull, mund të vendosni trofe virtualë në raftin tuaj, artefakte nga lojërat në mur dhe të shikoni lart për të parë hapësirën.

Quest 3 fuqizohet nga platforma e re Snapdragon XR2 Gen 2, e cila dyfishon fuqinë e proçesimit të kufjeve. Kjo do të thotë se grafikat janë përmirësuar shumë. Pajisja do të vijë drejt përdoruesve në tetor me një çmim prej $799, shumë herë më lirë se Vision Pro i Apple ($3,500).

Inteligjence artificiale

Meta po prezanton gjithashtu teknologjinë e re të AI që do të ndikojë masivisht në mënyrën se si njerëzit përdorin aplikacionet e saj. Softueri i ri i AI i quajtur Emu do t’i lejojë njerëzit të gjenerojnë imazhe realistike falas me cilësi të lartë në vetëm disa sekonda. Kjo do të realizohet fillimisht përmes stickers të rinj të personalizuar të AI.

New AI will impact a range of Meta's apps like Messenger.

Me Emu, ju keni mundësinë të shkruani atë që dëshironi dhe AI do të krijojë sticker të personalizuar që nuk janë parë ndonjëherë më parë. Kjo do të përhapet gjerësisht në aplikacionet e Meta si FacebookMessengerWhatsApp dhe Instagram.

Syzet inteligjente Ray-Ban – Meta

The new smart glasses are stylish and pack hardware allowing you to make calls, listen to music and take photos and video. Picture: Supplied

Meta ka bashkëpunuar me EssilorLuxottica dhe për herë të parë për të krijuar syzet plot stil që kanë aftësi transmetimi të drejtpërdrejtë. Vitin e ardhshëm, teknologjia e re do t’i lejojë syzet të kuptojnë mjedisin tuaj dhe me AI, t’u përgjigjen pyetjeve të tilla si ajo që po shikoni. Kjo do të jetë tepër e rëndësishme për njerëzit me probleme shikimi.

Gjithashtu të pranishme do të jenë dhe komandat zanore. Për shembull, mund të thoni, “Hej Meta, dërgoji një foto Heidi-t” dhe syzet do të bëjnë një foto dhe do t’ia dërgojnë atë drejtpërdrejt mikut tuaj më të mirë në aplikacionin që zakonisht bisedoni, pa e hapur fare telefonin. Meta ka shtuar pesë mikrofona rreth syzeve, duke siguruar një audio gjithëpërfshirëse.