MENU
klinika

Ja kë dërguan

Ministrat e rinj betohen në Presidencë, Rama dhe Nikolla mungojnë

12.09.2023 - 11:10

Ministrat e rinj të kabinetit “Rama 3” ndodhen në Presidencë dhe po betohen mbi Kushtetute e para kreut të shtetit Bajram Begaj. Në këtë ceremoni zyrtare mungojnë kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Megjithatë, Rama dhe Nikolla kanë dërguar te Begaj zëvendësat e tyre, shkruan newsbomb.al. Belinda Balluku ka shkuar si zv/kryeministre, ndërsa Kuvendin e ka përfaqësuar nënkryetarja socialiste Ermonela Felaj.

Ministër për punët e Jashtme, Igli Hasani – Zëvendëson Olta Xhaçkën
Ministre e Arsimit, Ogerta Manastirliu – Zëvendëson Evis Kushin
Ministre e Bujqësisë, Anila Denaj – Zëvendëson Frida Krifcën
Ministre i Shëndetësisë, Albana Korçiu – Zëvendëson Ogerta Manastirliun
Shkrihet Ministria për Standarte dhe Shërbime – Ministër për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku
Ministrat e rinj kanë marrë dje edhe votëbesimin e kolegëve në Kuvendin e Shqipërisë, përveç Ervin Metes. Ky i fundit do të mbajë postin e ministrit të Financave, por në seancën e djeshme është shkarkuar si fillim nga posti i drejtorit të AMF dhe javën e ardhshme pritet të votohet.

Gjithashtu, postin e ri nuk e ka marrë as ministrja Delina Ibrahimaj, sepse pritet të bëhet në një ditë me emërimin e Metes.

Arbian Mazniku, Albana Koçiu dhe Igli Hasani janë tre nga emrat që vijnë për herë të parë në kabinet dhe nuk kanë pasur më parë poste kaq të larta. Mazniku vjen si risi pasi është krijuar tashmë një Ministri për Pushtetin Vendor.