MENU
klinika

Si të shmangim dezinformatat

Mjeti i ri i Google zbulon imazhet e krijuara nga Inteligjenca Artificiale

01.09.2023 - 08:28

Një mjet i ri po prezantohet nga Google në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e dezinformatave. Gjigandi i teknologjisë, në veçanti, po teston një mjet dixhital për të identifikuar imazhet e bëra nga Inteligjenca Artificiale.

Imazhet që janë produkt i inteligjencës artificiale prodhohen gjithnjë e më shumë me programin e prodhimit Midjourney që ka më shumë se 14.5 milionë përdorues, shkruan Protothema.

Me këtë shërbim të veçantë, është e mundur të krijohen imazhe në sekonda, thjesht përmes udhëzimeve me tekst. Megjithatë, pyetjet lindin automatikisht për të drejtat e autorit në mbarë botën.

Kujtohet se në korrik Google ishte një nga shtatë kompanitë kryesore të teknologjisë që nënshkroi një marrëveshje në SHBA për të siguruar zhvillimin e sigurt të Inteligjencës Artificiale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga përkthyesit tek analistët financiarë

10 punët që mund të zhduken nga inteligjenca artificiale

Ekspertja e Oksfordit tregon se sa janë shanset

“Skenari Terminator” nga inteligjenca artificiale?