MENU
klinika

Përplasja mes iranianëve

Muxhahedini u largua pas sherrit me anëtarët e MEK, drejtuesit e kampit tentuan…

15.09.2023 - 11:25

Një sherr mes muxhahedinëve të kampit MEK ka përfunduar në polici. Pas përplasjes mes tyre, një nga muxhahedinët raportohet se është larguar nga kampi dhe u strehua në një shoqatë që kanë anëtarët e MEK, që ndodhet afër komisariatit nr.4 në Tiranë.

Por kur drejtuesit e MEK kanë shkuar për ta marrë, ai nuk ka pranuar që të kthehet në kamp ndërsa situata ka agravuar.

Mes tyre ka pasur konfrontim fizik pasi drejtuesit e MEK kanë tentuar që ta marrin me forcë muxhahedinin dhe është dashur ndërhyrja e policisë, raporton News24.

Shërbimet e komisariatit nr.4 kanë ndërhyrë për të shuar konfliktit dhe kanë marrë personin që ishte larguar nga kampi.

Më pas është njoftuar Drejtoria e Antiterrorit të cilët kanë marrë në pyetje banorin e MEK dhe po vijojnë hetimet.