MENU
klinika

Kufomë aliene apo mashtrim?

NASA nis hetimet për dy trupat që ekspozoi studiuesi Maussan

15.09.2023 - 12:07

Ditën e djeshme lajmi i ekspozimit të trupave të dy alienëve në Meksikë mori xhiron e rrjetit.

Të gjithë janë kuriozë të dinë më shumë për qeniet e mumifikuara me tre gishta dhe një kokë të zgjatur. Thuhet se këto të fundit janë 700 dhe 1800 vjeçarë.

Gazetari dhe studiuesi latin Jaime Maussan pretendon se këto dy kufoma i përkasin dy qenieve jashtëtokësore, dhe kjo nuk është hera e parë që ai del me teori të tilla. Në vitin 2018, Maussan publikoi një video të 5 trupave të mumifikuar duke thënë se kishin origjinë aliene.

Por kjo video mori reagime të ashpra nga studiuesit në Peru të cilët thanë se pamjet ishin false, megjithatë kjo nuk e ka ndaluar Maussan të postojë sërish në kanalin e tij në Youtube. Ai ndiqet nga 1 milion abonentë dhe seanca e fundit ku ai prezantoi dy trupat pati reagim masiv.

Teksa NASA është e angazhuar në gjetjen e të dhënave për alienët, shkencëtarët nuk e konfirmojnë ende se dy trupat e ekspozuar janë me të vërtetë kufoma të qenieve jo njerëzore.

Kufomë aliene apo mashtrim? NASA nis hetimet për dy trupat që ekspozoi studiuesi Maussan
Kreu i ekipit të pavarur të studimeve për UFO-t tek NASA, David Sperkel ka thënë se mostrat e dy kufomave do hetohen imtësisht.

Edhe pse shumë shkencëtarë apo konspiracionistë shpesh tërheqin vëmendjen tek çështja e alienëve, kjo është një temë që ende nuk është e qartë.

Në fund të Korrikut, Kongresi Amerikan mbajti një seancë dëgjimore mbi UFO-t, ku u pretendua se qeveria nuk e përdor teknologjinë më të avancuar sepse nuk do të zbulojë të vërtetën mbi to.

Është e habitshme se si një temë e tillë ka shkuar deri te Kongresi Amerikan, pasi provat janë ende shumë minimale në krahasim me teoritë konspirative.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Forma të reja komponimesh organike

NASA: Kemi gjetur jetë alienësh!

Dikur aty ka patur jetë...

Në Mars gjendet skeleti i një alieni?!