MENU
klinika

Andreas Dresen

Ndër kineastët më të suksesshëm të Gjermanisë, në TIFF

08.09.2023 - 16:20

Në edicionin e 21-të të Tirana International Film Festival (TIFF) do të jetë i pranishëm regjisori gjerman Andreas Dresen, fitues i çmimit “Un Certain Regard” në Festivalin e Filmit në Kanë 2011.

Në programin e TIFF-it janë vendosur 4 filma nga filmografia e regjisorit gjerman, i cili do të prezantojë filmat e tij në kinema si dhe do të mbajë një masterclass. Andreas Dresen është një nga kineastët më të suksesshëm të Gjermanisë.

Ai lindi në Gera, Gjermania Lindore, në vitin 1963. Fillimisht punoi si inxhinier zëri për Teatrin Schwerin, përpara se të studionte regjinë në Akademinë Konrad Wolf për Film dhe Televizion në Potsdam-Babelsberg. Ai filloi të punojë si skenarist dhe regjisor në vitin 1992. Filmi i tij debutues, “Stilles Land”, shaktoi një stuhi në Festivalin e Filmit të Berlinit 1993.

Dresen-i është i njohur për punën e tij duke përdorur improvizimin e aktorëve në vend të një skenari.

Të gjithë filmat e tij kanë marrë çmime prestigjioze ndërkombëtare. Filmi i tij, “Wolke 9”, për një trekëndësh dashurie mes të moshuarve, ishte një prej tyre.