MENU
klinika

I dorëzohet nga kryebashkiaku Demo

Osmani merr titullin e lartë “Patron i Kalasë” në Berat

05.09.2023 - 13:25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë në Berat titullin e lartë “Patron i Kalasë”.

Ky titull, i është dorëzuar Presidentes Osmani nga kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo.

Gjatë vizitës së saj në Berat, Vjosa Osmani shoqërohej nga bashkëshorti i saj dhe personalitete të qeverisë së Kosovës.

Vizita zyrtare e Presidentes Osmani në Shqipëri do të vijojë në Durrës pasditen e sotme, ku edhe do të takohet me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, për t’u përmbylllur me pikën doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet me ceremoni zyrtare nga Kreu i Shtetit, Bajram Begaj

Vjosa Osmani mbërrin në Presidencën e Shqipërisë