A nuk janë palltot gri dhe elegante një garanci për stilin dhe kursimin në prag të sezonit të ri? Themi të kursimit sepse mjafton një pallto e tillë në dollap dhe ju mund ta vishni gjatë gjithë sezonit të ri vjeshtë/dimër 2023.
Aspak të ekzagjeruara në vëllim, pallto në nuancë gri me prerje të drejtë, pa motive të ngarkuara dhe me gjatësi të ndryshme nga poshtë gjurit deri tek versionet që prekin dyshemenë, stilistët janë kujdesur që këtë pallto ta rikthejnë në tendencë si një garanci për stilin dhe klasin në look-un tuaj.
Gjashtë modele të thjeshta, por dominuese të trendit që vjen direkt nga pasarelat janë këtu. Duken të thjeshta në formë, por janë vlerë e shtuar në stil dhe përmbajtje.