MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Përse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat?

29.09.2023 - 14:12

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat?

Mjeku:Truri i Grave ‘Funksionon’ Ndryshe
Ekspertët shpjegojnë se gratë janë mëse të zonja të kryejnë më shumë punë e detyra në të njëjtën kohë. Rrjedhimisht, ato e lodhin më shumë trurin gjatë ditës dhe kanë nevojë për më tepër gjumë natën.

Gratë Flenë Më Pak Gjatë Ciklit Menstrual
33 përqind e grave në botë thonë se nuk flenë mjaftueshëm gjatë ditëve të ciklit menstrual. Për fat të keq, shumica e grave nuk arrijnë dot të kompensojnë orët e humbura të gjumit. Kjo shkakton një lodhje më të madhe në punë dhe mungesë energjie. Ekspertët rekomandojnë rritjen e nivelit të melatoninës dhe fjetjen më herët në mbrëmje. Triptofani është substanca që rrit nivelin e melatoninës për gjumë të mirë dhe gjendet tek ushqime si bulmeti, arrorët, thjerrëzat dhe orizi.

Mungesa E Gjumit Ndikon Në Kujtesën E Grave
Mungesa e gjumit përkeqëson kujtesën si tek burrat ashtu edhe tek gratë, por tek këto të fundit, ndikimi është më i madh. Shkencëtarët rekomandojnë dremitjen gjatë ditës për të përmirësuar kujtesën dhe vëmendjen.

Gratë E Bëjnë Gjumin Më Të Shqetësuar
Sipas rezultateve të studimeve burrat, kanë tendencën të lëvizin më shumë në shtrat duke prishur gjumin e partneres së tyre. Shtoni këtu edhe fëmijët e vegjël që tentojnë shtratin e prindërve në kërkim të mëmës dhe situata ndërlikohet më tepër. Për pasojë, gratë që nuk flenë vetëm kanë nevojë për pak më tepër gjumë.

Dita E Një Gruaje Është Shumë E Ngjeshur
Gratë mbajnë barrën e rëndë të punëve të shtëpisë dhe rritjes së fëmijëve. Kjo ‘punë e papaguar’ kërkon shumë energji dhe i drobit gratë duke rritur nevojën për gjumë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim