MENU
klinika

Policia zbardh ngjarjen

Plagosje në Vlorë/ 33-vjeçari goditet me thikë

25.09.2023 - 12:57

Një 33-vjeçar A.M është plagoset me thikë gjatë një konflikti për motive të dobta në Vlorë. 36 vjeçari R.K ka sulmuar me mjet prerës 33-vjeçarin A.M në datën 23 Shtator për shkaqe që ende nuk dihen. Policia e Vlorës ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 36-vjeçarin. Nga ana tjetër mësohet se i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 23.09.2023, pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.”