MENU
klinika

Gjykimi i Fredi Belerit

Protothema: Greqia do të nis një delegacion nga Dhoma e Avokatëve në seancën e radhës

07.09.2023 - 12:00

Të pranishëm në gjyqin e ardhshme në Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, pritet të marrë pjesë edhe një delegacion nga Dhoma e Avokatëve të Greqisë.

Sipas “Protothema”, vendimi është marrë ditën e djeshme (6 gusht), nga Komisioni Koordinues Plenar grek, ku thuhet se “Ko.miteti Koordinues vendosi që një delegacion të marrë pjesë në gjyqin e ardhshëm të Fredi-Dionysios Beleris, ku do të vendoset sërish nëse do të zgjatet apo jo paraburgimi i tij”

“Komiteti Koordinues po ndjek me shqetësim të veçantë zhvillimet në lidhje me paraburgimin e zgjatur të kryetarit të bashkisë së Chimarra-s, Fredi-Dionysios Beleris, i zgjedhur së fundmi, i cili me sa duket lidhet me marrjen e tij të afërt të detyrës, në kundërshtim me parimet themelore të shtetit ligjor, të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoritetit grek të njohur ligjërisht.

Komiteti Koordinues vendosi që një delegacion të marrë pjesë në gjyqin e ardhshëm të Fredi-Dionysios Beleris, ku do të vendoset sërish nëse do të zgjatet apo jo paraburgimi i tij dhe do t’i kërkojë Odës së Avokatëve Evropianë (CCBE) dhe eurodeputetëve që t’i bashkohen këtij delegacioni”, thuhet ne vendimin e publikuar nga Protothema.

Kujtojmë se Fredi Beleri është arrestuar më 12 maj të këtij viti për blerje votash dhe pavarësisht kërkesave në gjykata për masë më të lehtë sigurie, ai vazhdon të mbetet në qeli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të ketë pasoja për Shqipërinë"

Arrestimi i Belerit, Mitsotakis reagon ashpër ndaj Ramës

Analizon reagimin e Greqisë për çështjen e Fredi Belerit

“Deti”, Nazarko: Dy palët kanë arritur nivel të kënaqshëm marrëdhëniesh

"Ky vendim ndikon në marrëdhëniet me BE-në"

Arrestimi i Belerit, reagimi i ashpër nga Greqia: Skandaloze!


Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë

Si ndryshon qarkullimi i automjeteve

‘Dita pa makina’ në Tiranë!