MENU
klinika

Reagon ashpër Ukraina

Rusia mban zgjedhjet lokale në rajonet e aneksuara

10.09.2023 - 08:56

Rusia ka zhvilluar zgjedhjet lokale në territoret ukrainase që aneksoi një vit më parë. Kreu i republikës së vetëshpallur të Donjeckut, Denis Pushilin, shkoi të votonte me familjen e tij.

Këtë vit, Moska po i mban rregullisht zgjedhjet rajonale dhe bashkiake në republikat e vetëshpallura të Luhanskut dhe Donjeckut, si dhe në Zaporizhia e Kherson, ku krerët aktualë të entiteteve të caktuar nga presidenti rus Vladimir Putin kanë garuar për postet më të larta.

Presidenti në detyrë i republikës së Luhanskut, Leonid Paseçnik shkoi gjithashtu të votonte paraditen e së premtes.

Përmes Ministrisë së saj të Jashtme, Ukraina i ka cilësuar zgjedhjet një “farsë”. Ajo ka deklaruar se rusët nuk kanë vlefshmëri ligjore për t’i mbajtur zgjedhjet dhe i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të mos i njohin rezultatet.

Në të njëjtën kohë, Rusia po mban zgjedhjet për Dumën dhe atë të kryebashkiakut të Moskës. Procesi i votimit nisi të premten dhe pritet të mbyllet ditën e diel.

Ato konsiderohen një test për partinë në pushtet, Rusia e Bashkuar, në një kohë kur vazhdon lufta në Ukrainë dhe përpara zgjedhjeve presidenciale të 2024-s.

"I gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse..."

Netanyahu zbardh kushtet e Izraelit

Ja pse lëvizja e Moskës ka “tërbuar” Uashingtonin

Trupat ruse hyjnë në bazën e ushtrisë amerikane në Niger

Izraeli nuk heq dorë nga pushtimi i Rafahut

Pse sulmet e Tel Avivit mund të shkaktojnë një masakër?