MENU
klinika

Rritet sërish çmimi

Sa shitet një fuçi nafte në tregun global

25.09.2023 - 18:21

Çmimi i një fuçie naftë mëngjesin e të hënës ka arritur në gati 100 dollarë.

Rritja e pandërprerë e çmimeve të naftës vijon të kërcënoj ofertën për naftë në rang global si dhe shportën e konsumit për qytetarët. Të nxitura nga vlera e lartë e inflacionit, institucionet të politikës monetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, vijojnë të konsiderojnë rritjen e normave të interesit, për të frenuar garën e pandërprerë të çmimeve.

Ishte Moska me deklaratën e saj javën e kaluar, me vendimin për ndërprerjen e përkohshme të eksportit të naftës dhe gazit, e cila shkundi tregjet ndërkombëtare.

Gjithashtu bashkë me të dhe Arabia Saudite deklaroi se do të limitoj ofertën dhe prodhimin e saj për naftë deri në fund të vitit. Ulja e prodhimit ka shkaktuar shqetësime në ekonomitë e Unionit dhe në Shtetet e Bashkuara të cilat duhet të përballen me shkurtimet dhe çmimet e larta në prag të fillimit të dimrit.

Nga ana tjetër, kërkesa për naftë në Kinë, ekonomia e dytë më e fuqishme në botë, është rritur me 0,3 milion fuçi në ditë, duke arritur në 16,3 milion javën e kaluar, falë rimëkëmbjes graduale të kërkese për shkak fluturimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Russian Today/ Çfarë përgjigje japin analistët e Bankës së Amerikës?

A mund të arrijë nafta në 100 dollarë për fuçi?