MENU
klinika

Rikthimi i Bardhit te Berisha

Salianji: Qëndrimet tona për non-gratat s’kanë ndryshuar

06.09.2023 - 20:10

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se edhe pse brenda opozitës ka ndasi në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës, është më e madhe nevoja për bashkim të kampit opozitar.

Në një intervistë për ABC News, Salianji u shpreh se mbledhja në një tryezë të përbashkët, nuk i sheshon qëndrimet e çdo deputeti lidhur me ‘non-grata’ e Berishës, por shtoi se nuk është momenti i duhur për tu diskutuar.

Sipas tij, aktualisht është më i madh interesi publik dhe interesi i Shqipërisë për të pasur një opozitë të shëndoshë që përballet me qeverinë, sesa çdo diferencë apo qëndrim individual që ka secili deputet.

Pa diskutim që mbledhja e djeshme ka të bëjë me bashkimin e të gjithë faktorëve opozitarë, pra, më shumë se sa elementët që na ndajnë dhe që mund të ketë ndasi në qëndrime, në ide, në çfarëdolloj ndasie që ka qenë publike deri dje, dhe nuk është se ka një sekret, është më e vogël sesa nevoja që ka opozita dhe PD për të qenë e bashkuar përballë një qeverie e cila ka pothuajse të gjitha pushtetet në këtë vend. Kështu që do gjenden mekanizmat e duhur për të pasur gjithsecili qëndrimin e vet, por për të mos e penguar opozitën që në raport me qeverinë të ketë një qëndrim të unifikuar dhe të përbashkët.

Kjo është ajo që ndodhi dje, kjo është ajo që do të vazhdojë të ndodhë në të ardhmen, për të qenë të unifikuar pavarësisht qëndrimeve. Pra, nuk bien qëndrimet nga takimi, gjithësecili, edhe unë personalisht mendoj që marrëdhëniet me SHBA duhet të mbeten të pacenueshme, por nuk është ky momenti. Secili ka qëndrimet e veta, por është më i madh interesi publik dhe interesi i Shqipërisë për të pasur një opozitë e shëndoshë që përballet me qeverinë, sesa çdo diferencë apo qëndrim individual që ka secili prej nesh”, theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardhi ironizon Kuvendin e Berishës

“Nuk dashkan Rithemelimin, por Riciklimin!”

"Rithemelimi” takim me Bardhin dhe Alibeajn

“E jona, s’ka!”/ Berisha mbërrin në selinë e PD