MENU
klinika

Lista

Shpallen kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor, zbardhen emrat

12.09.2023 - 13:01

Gjykata e Lartë ka shpallur sot zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjen e 2 gjyqtarëve nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të apelit në KLGJ.

Kandidatët janë;

Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
Gentiana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë
Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës
Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.

Prej këtyre, 6 anëtarë të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykata e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Shkallës së Parë.

Në vijim, bazuar në nenin 13 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë do të thërrasë Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.