MENU
klinika

Selenicë

Shpërthen bombola e gazit, humb jetën një 50-vjeçar

01.09.2023 - 10:12

Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka shpërthyer një bombol gazi në Selenicë.

Sipas informacioneve paraprake, policia është njoftuar nga fqinji i viktimës për shpërthimin.

50-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

“Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombol gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.