MENU
klinika

Ja koha më e mirë për postime

Si të merrni sa më shumë like dhe mesazhe në Instagram?

13.09.2023 - 13:23

Nuk kanë rëndësi motivet, mund të jetë një foto familjare, momente nga ditëlindja e parë e fëmijës, një dalje me miqtë, një gjendje emocionale…Postimet në rrjetet sociale janë një angazhim që na grish shumë dhe qëllimi është që të përfshijmë sa më shumë njerëz, që feedback-u të jetë maksimal: sa më shumë like, komente dhe mesazhe.

Për bërë këtë, do t’ju duhet të shtypni “Post” në momentin e duhur. Por, kur është koha më e mirë për të postuar në Instagram?

Sipas Sprout Social, një kompani softuerësh për menaxhimin e mediave sociale dhe strategjinë e marketingut, e hëna, e marta, e mërkura dhe e premtja secila prej ditëve ka kohën ideale për postime në Instagram.

Raportohet se oraret më të mira për postime janë:

-Të hënave nga ora 10 e mëngjesit deri në mesditë

-Të martën nga ora 9 e mëngjesit deri në 13:00

-Të mërkurave nga ora 10:00 deri në 13:00

-Të premteve nga ora 9 deri në 11 paradite

Si të merrni sa më shumë like dhe mesazhe në Instagram? Ja

Nëse jni duke kërkuar për një vlerësim edhe më të saktë, Hootsuite, një platformë e menaxhimit të mediave sociale, ka ngushtuar kohën për postime çdo ditë të javës. Sipas kompanisë, koha më e mirë për të postuar të hënën është mesdita, sepse përdoruesit zakonisht e kalojnë mëngjesin duke punuar shumë. Postimet e së martës kanë më shumë sukses në orën 9 të mëngjesit sepse angazhimi priret të jetë i fortë më herët, ndërsa të mërkurën goditja më e madhe në postime është në orën orën 11:00.

Mesdita është koha ideale për të enjtet, megjithëse Hootsuite evidenton hapësirën nga ora 11:00 deri në orën 14:00 si të duhurën për postime. Ora 9 e mëngjesit është ndër orët kryesore të postimeve në IG të shtunave, sepse shumica e njerëzve e kalojnë mëngjesin në telefon për të bërë planet e fundjavës. Së fundmi, nëse keni humbur të gjitha dritaret e tjera të ditëve të javës, ju duhet ta ruani postimin deri të dielën në orën 19:00.

Ne e dimë se çdo postimi në Instagram i kushtohet vëmendje para se fotot apo videot të përfundojnë në arkivat e mediave sociale, ndaj kjo është arsyeja pse meritojmë sa më shumë vëmendje në postimet tona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN