MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të qetësojmë dhimbjen e daljes së dhëmbëve tek bebet?

30.09.2023 - 08:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të qetësojmë dhimbjen e daljes së dhëmbëve tek bebet?

Mjeku: Dalja e dhëmbëve të fëmijës është një periudhë “stresante” si për fëmijën ashtu edhe për prindërit. Fëmijët ndjejnë dhimbje dhe parehati gjatë kësaj periudhe.

Ja disa nga shenjat që tregojnë se fëmijët po “vuajnë” nga dalja e dhëmbëve:

Jargëzim i tepërt
Mishra të fryrë
Vështirësi për të fjetur gjumë
Fërkim i fytyrës
Tërheqin veshët
Refuzojnë të konsumojnë ushqim
Ja disa mënyra natyrale që qetësojnë dhimbjet e fëmijëve:

Kosi: kosi është i pasur me proteina dhe është freskues. Ai do të qetësojë dhimbjet e fëmijës dhe do t’i freskojë mishrat që duken gjithmonë të përflakur.

Çaj kamomili: lagni një napë të pastër me çaj kamomili dhe vendoseni në frigorifer për disa minuta. Me napën lyejini fëmijës mishrat e dhëmbëve. Kamomili ka veti qetësuese dhe anti-inflamatore.

Rrush i ftohtë: merrni disa kokrra rrushi, pritini në gjysmë dhe vendosini për pak minuta në frigorifer. Me rrushin fërkoni mishërat e dhëmbëve. Rrushi përmban resveratrol, një kompleks natyral anti-inflamator që qetëson dhimbjet dhe lehtëson simptomat.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN