MENU
klinika

Po bëjnë xhiron e rrjetit

Stilistja shqiptare vesh Kim në fotot e fundit

27.09.2023 - 12:56

Me siguri postimi i fundit i Kim Kardashian ju ka lënë të gjithëve pa fjalë.

Ylli i “KWTK” njihet si mbretëresha e ekperimenteve me stilin dhe pamjen e jashtme, duke qenë gjithmonë në pararojë të fjalës së fundit të modës, por kurrë nuk e kishim imagjinuar me flokë të prerë shkurt, një model i cili të përçon afro vibes alla Nina Simone, dhe vetulla shumë të holla, tipike të fillim viteve ’90.

42-vjeçarja u shfaq në numrin e fundit të “CR Fashion Book” me një look tejet të veçantë që të kthente pas në kohë.

Në një nga fotot Kim Kardashian mbante veshur një kanotierë me njolla, kurse në të tjerat u shfaq herë me pulovër të zezë dhe herë me një të kuqe, kombinuar më një minifund tutu.

Mes tyre, nuk mungoi as kjo foto sensuale me reçipeta tyli me lule që mbajnë firmën e stilistes së suksesshme shqiptare, Nensi Dojaka.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nensi Dojaka (@nensidojaka)

Dojaka, cilësuar nga mediet e huaja si “ylli i feminilitetit”, është shndërruar në një nga emrat më të rëndësishëm të industrisë së lingerie.

Bella Hadid, Dua Lipa, Hailey Bieber, Emily Ratajkowski dhe së fundmi Kim Kardashian, janë disa prej yjeve që kanë veshur krijimet e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nxitet nga refuzimi i stilistëve

Bebe Rexha : Po punoj fort për të humbur peshë

Vip-at nuk ja dalin dot pa të...

Niko Komani, ikona e modës shqiptare!


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat