MENU
klinika

Veshën VIP-at botërorë!

Këta stilistë shqiptarë bënë namin në 2019-ën!

29.12.2019 - 17:46

Talentet shqiptare sa vjen edhe po bëjnë më tepër jehonë, veçanërisht në fushën e modës!

Disa stilistë me origjinë shqiptare, na bënë krenarë me krijimet e tyre dhe bënë emër në mbarë botën duke veshur të famshëm, nga këngëtarja Beyonce apo te e dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina.

Lia Stublla

Georgina Rodriguez, partnerja e super futbollistit Cristiano Ronaldo, dukej shumë elegante në një eviniment të organizuar në Shangai, ku u shfaq më elegante se kurrë. Meritat për look-un e saj i kishte padyshim stilistja shqiptare, Lia Stublla, e cila është bërë tepër e njohur tashme me markën e saj LS.

E njohur së tepërmi në Kosovë si dhe për miqësinë me personazhe të njohur shqiptare, Lia ka veshur mjaft të famshëm si Elvana Gjata, Dafina Zeqiri, Aurela Gaçe, Elita Rudi etj.

Drenusha Xharra

Drenusha Xharra njihet gjithashtu si një nga stilistet më të talentuara, puna e së cilët po vlerësohet edhe ndërkombëtarisht.  “Zink”, “Flawless”, “Sicky” dhe “ShK”, janë disa nga revistat e njohura që kanë publikuar dhe kanë shkruajtur për krijimet e bukura të saj. Dafina Zeqiri e ka ndër të preferuarat dhe vishet në çdo klip me krijimet e Xharrës.

Rezarta Skifteri

“Gati për sfilatën në Milano”, shkruante pak muaj më parë Rezarta Skifteri, duke publikuar fotot e koleksionit të saj të ri që prezantoi në javën e modës.

Paduskitim, kjo ishte një arritje e punës së Skifterit, e cila gjithnjë është dalluar për stilin unik. Por kjo nuk ishte hera e parë që stilistja merrte pjesë në këtë event të rëndësishëm të modës. Edhe vitin e kaluar, Skifteri ishte pjesmarrëse në javën e modës në Milano.

Valdrin Sahiti

Besojeni ose jo, dizajnuesi i njohur shqiptare, Valdrin Sahiti ka arritur të krijojë një veshje për yllin e muzikës botërore Cardi B në 2019-n. Sahiti ka realizuar një fustan të zi për reperen i krijuar deri në detaje të cilin ajo e ka veshur në një spot publicitar.

Pjesë e listës së personazheve VIP që ka veshur Sahiti këtë vit, janë edhe shumë emra të njohur të ekranit, si Eleonora Carisi në Festivalin e Filmit në Venecia, apo Iskra Lawrence në tapetine kuq të Golden Globes.

Kelly Rowland gjithashtu zgjodhi krijimin e Valdrinit në festën e ditëlindjes së Diddy-t.

Kujta dhe Meri

Beyonce u shfaq si një divë e vërtetë në festën e ditëlindjes së P Diddy-t.

Kujta dhe Meri, janë dy stilistët shqiptare që veshën Beyonce-n me një fustan të gjatë të zi, i çarë në pjesën e majtë të këmbës dhe me një bust fantastik të punuar me gurë. Një fustan të tillë, stilistët e shesin rreth 6000 euro dhe për Beyonce-n ata punuan deri në orët e mëngjesit.

Epo të paktën puna e tyre u vlerësua kur të gjithë mediat botërore shkruan për fustanin e këngëtares.

Lirika Matoshi

Stilistja me origjinë shqiptare njihet botërisht për talentin e punimeve me dorë.

North, vajza e Kim Kardashian është veshur me veshjet e saj, një paël geta me dizajn të mahnitshëm dhe të thurura me luspa shumë ngjyrëshe. Vogue Italia ka shkruar për stilisten shqiptare dhe jo vetëm.

Lirika Matoshi nisi linjën e saj të aksesorëve të punuar me dorë në vitin 2016 në moshën 20 vjeçare, pasi u transferua në New York City. Krijimet e saj janë tepër speciale dhe mjafton të hysh në Instagram për të parë veshjet e saj të mahnitshme dhe tepër origjinale.

Shpresojmë që 2020-a të jetë një vit edhe më i suksesshëm për stilistët shqiptarë, dhe jo vetëm.

Emrat e tyre presim t’i lexojmë në revistat ndërkombëtare të modës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Festivali i Filmit në Venecia

Yjet parakalojnë në tapetin e kuq

Vip-at nuk ja dalin dot pa të...

Niko Komani, ikona e modës shqiptare!