MENU
klinika

Si një divë e vërtetë

Beyonce shkëlqen në veshjen e dy stilistëve shqiptarë

16.12.2019 - 12:30

Beyonce u shfaq si një divë e vërtetë në festën e ditëlindjes së P Diddy-t.

Përkrah bashkëshortit të saj Jay-Z, këngëtarja shkëlqente dhe meritat për këtë i kishin dy shqiptarë që kishin krijuar këtë fustan të mahnitshëm.

Kujta dhe Meri, janë dy stilistët shqiptare që veshën Beyonce-n me një fustan të gjatë të zi, i çarë në pjesën e majtë të këmbës dhe me një bust fantastik të punuar me gurë.

 

 

View this post on Instagram

 

BEYONCE @beyonce in @kujtameri KUJTA&MERI #beyonce #kujtameri

A post shared by Kujta & Meri (@kujtameri) on

Ata publikuan mbrëmë një video gjatë përgatitjes së fustanit të Beyonce-s, duke u shprehur se këngëtarja kishte shumë besueshmëri në punën e tyre.

“Ishte ora 04:00 e mëngjesit dhe @kujtameri po punonin me entuziazëm dhe emocion për veshjen e mrekullueshme të Beyonce-s. Ajo kishte shumë besim tek ne, dhe na la të lirë të krijojmë më të mirën për të. Ishte një përgjegjësi e madhe të krijosh për një DIVA si @beyonce #beyonce”, shkruajnë stilistët.

 

Siç shihet, pjesët e thurur me gurë, janë qepur një më një nga stilistët!

Kjo punë e madhe sigurisht që u shpërblye, kur të gjitha mediat shqiptare dhe ato të huaja publikuan emrat e dy stilistëve shqiptarë që veshën divën e muzikës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E ftuar speciale Hillary Clinton

Beyonce këndon në dasmën e milionave në Indi

“Dhimbja dhe humbja janë një dhuratë”

Beyonce flet për herë të parë për abortin

Ndan një eksperiencë të dhimbshme

Beyonce përlotet në skenë