MENU
klinika

Bën histori!

Taylor Swift fiton për herë të 4 çmimin kryesor në MTV VMA

13.09.2023 - 12:18

Dje ishte padyshim nata e Taylor Swift. Këngëtarja fitoi në nëntë nga 11 kategoritë që u nominua në MTV Video Music Award, përfshirë këtu çmimin e ‘Artistit të Vitit’, në ceremoninë vjetore e cila u mbajt në Qendrën Prudential në Newark, New Jersey.

Kantautorja 33-vjeçare fitoi çmimin “Albumi i vitit” për “Midnights” dhe “Show of the Summer”, përveç marrjes së gjashtë çmimeve për videon dhe këngën “Anti-Hero”.
Këtu përfshihen çmimet: Videoja e vitit, Kinematografia më e mirë, Efektet më të mira vizuale, Regjia më e mirë, Popi më i mirë dhe Kënga e Vitit.
Taylor Swift
Swift ngjitet në vendin e dytë të të gjitha kohërave në fituesit e MTV VMA me 25 çmime në total, e dyta pas Beyonces e cila ka 28-të çmime, dy prej të cilave ajo fitoi si anëtare e “Destiny’s Child”.