MENU
klinika

Ja si do të jetë përkthyesi i Inteligjencës Artificiale

Teknologjia do t`i nxjerrë përkthyesit shumë shpejt pa punë!

12.09.2023 - 13:38

Meta ka publikuar Seamless46, një model që përkthen 100 gjuhë të botës. Seamless M46 bazohet në dy projekte: ‘No Language Left Behind’ dhe ‘Universal Speech Translator’.⁠

Si funksionon Seamless46?

Modeli përkthen nga zëri në zë, nga zëri në tekst, nga teksti në zë dhe nga teksti në tekst. Ai arrin të identifikojë deri në 100 gjuhë.

Toksiciteti i të folurës

Me gjuhë dhe dialekte të kulturave të largëta rreziku është gjenerimi i përmbajtjes toksike që mund të rezultojë fyes, sepse nuk merr parasysh kulturën e një populli. Përkthyesi njerëzor në fakt, përveç gjuhës, studion dhe përgatitet për të shpjeguar se çfarë do të thotë një person duke marrë parasysh një kontekst të caktuar.

SeamlessM4T përmban një filtër toksiciteti të fjalës, pikërisht për t`iu përafruar përkthimit të bërë nga njeriu.

Varfëria leksikore

Një rrezik i sistemit është fakti që nëse të gjithë do të përdorim AI për të përkthyer në mënyrë automatike, do shkojmë drejt varfërisë leksikore dhe një normalizim të gjuhës. Kjo po që do të ishte një pikë e dobët, përveç faktit që shumë përkthyes do të mbeteshin pa punë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertja e Oksfordit tregon se sa janë shanset

“Skenari Terminator” nga inteligjenca artificiale?

Nga përkthyesit tek analistët financiarë

10 punët që mund të zhduken nga inteligjenca artificiale