MENU
klinika

Takimi me Berishën

Tryeza e dytë e deputetëve të opozitës, Bardhi: Do të kërkojmë interpelancë për inceneratorët

13.09.2023 - 15:06

Gazmend Bardhi këtë të mërkurë ka mbledhur për herë të dytë tryezën me deputetët e opozitës për të diskutuar në lidhje me prioritetet e tyre në sesionin e ri parlamentar.

Bardhi në fjalën e tij ka theksuar se se në këtë takim është diskutuar në lidhje me hartimin e një pakete të re ligjore dhe për punën që do të kenë komisionet parlamentare.

Ndër të thera deputeti është shprehur se opozita së shpejti do të kërkojnë edhe një interpelancë me debat për inceneratorët me kryeministrin Edi Rama.

“Kemi marrë disa vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe i Aleancës për Ndryshim diskutuan në lidhje me prioritetet që kemi lënë pezull në mbledhjen e parë. Ka vendosur që të hartojë një paket ligjore, ka ngritur grupet për rritjen e pensioneve të rritjes së ndihmës ekonomike për personat në nevojë. Sa I takon llogaridhënies së qeverisë kanë hartuar një agjendë të plotë të komisioneve parlamentare të cilat do të jenë në dëgjesë publike., parlamenti duhet që të njihet me dokumentin e dorëzuar nga parlamenti evropian për bujqësinë, dhe më pas një tjetër çështje që pritet të diskutohet është edhe siguria në institucionet ushtarake, ku ministri i Mbrojtjes dhe zinxhiri i përgjegjësve duhet që të japë llogari para komisioneve. Mocioni me debat dhe kërkesa me interpelancë me Kryeministrit për inceneratorët është në pritje të caktimit”, tha ai.