MENU
klinika

Ja pse

USB-C dhe ndryshimi i portës së karikimit, një hap i madh për Apple!

14.09.2023 - 16:41

Apple hoqi dorë nga karikuesi Lightning, saktësisht 11 vite nga dita kur u prezantua për herë të parë. Kjo risi është një moment historik për kompaninë pasi është hera e parë që pajisjet e saj do të adoptojnë fishat USB-C, për një sistem universal kërkimi. Ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm sepse Apple deri më tani u ka rezistuar kërkesave për ta ndërmarrë këtë hap, por edhe sepse karikimi tashmë do të jetë më i lehtë për konsumatorët.

Megjithatë, kalimi në standardin universal, do të thotë që Apple heq dorë nga kontrolli i “ekosistemit” të saj të karikimit. Kështu, do të jetë e vështirë për shumë konsumatorë për të identifikuar një karikues cilësor nga një jo edhe aq cilësor.

Në eventin vjetor ku prezantoi gjeneratën e re të pajisjeve të saj, Apple njoftoi se të gjithë celularët inteligjentë të gjeneratës së ardhshme do të dalin në treg me porta karikimi për fisha USB-C. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me pajisjet e tjera Apple. Ndërrimi vjen më pak se një vit pasi Bashkimi Evropian votoi për miratimin e legjislacionit që kërkon që celularët inteligjentë, tabletët, kamerat digjitale, altoparlantët portativë dhe pajisjet e tjera të vogla të mbështesin karikimin USB-C deri në vitin 2024.

Ligji, i parë në llojin e tij synon ulë numrin e karikuesve dhe kabllove të cilët konsumatorët i marrin kur blejnë një pajisje të re dhe për t’i lejuar përdoruesit të përdorin pajisje të njëjta edhe nëse janë zhvilluar nga prodhues të ndryshëm. Tani klientët e Apple mund të përdorin të njëjtët karikues USB-C për të rimbushur iPhone-ët, iPad-ët dhe kompjuterët e tyre Mac nuk ka më nevojë për të gjetur karikuesin e duhur për secilën pajisje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Problemi më i madh i iPhone-ve është zgjidhur

“Apple” sjell risi në jetëgjatësinë e baterisë