MENU
klinika

Problemi më i madh i iPhone-ve është zgjidhur

“Apple” sjell risi në jetëgjatësinë e baterisë

31.12.2022 - 15:34

Një tjetër lajm ka qarkulluar në media në lidhje me iPhone 15 Pro, iPhone 15 Ultra ose Pro Max.

Mediat raportojnë se A17 Bionic, i cili do të integrohet në këto pajisje, ndoshta do të jetë 35% më efikas se modelet e mëparshme.

Kjo do t’i lejojë modelet “Pro” të kenë një bateri më jetëgjatë. E gjithë kjo do të mundësohet fal çipit të ri që do të jetë në 3nm .

TSMC e cila është një nga prodhuesit më të mëdhenj të çipave në botë po fillon prodhimin e çipave 3nm të cilat do të përdoren veccanërisht nga Apple.

Kjo do të thotë që nëse gjithçka shkon mirë, iPhone 15 Pro do të vijë i pajisur me këto çipa.