MENU
klinika

I ati vdiq në krye të detyrës

Vajza e Afrim Bunjakut flet mes lotësh: Flijove jetën për liri

25.09.2023 - 13:45

Vajza e Policit Afrim Bunjaku, ka mbajtur një fjalim për të atin, gjatë mbledhjes përkujtimore për policin që mbeti i vrarë në veri të Kosovës.

Në nisje të fjalës së saj, vajza nuk mundi t’i mbante lot lotët, duke krijuar pauza të herë pas hershme. Ajo u shpreh se vendin e të atit nuk do ta zëvendësojë njeri, si dhe shtoi se është shumë krenare për babain.

“Sa vështirë e kam të shkruaj për ty babi im. Kurrë nuk e kam besuar se ikja jote na la një plagë në zemrat tona. Nuk e di si do jetoj pa ty, hyra brenda në shtëpi dhe nuk të pashë. Vendin tënd nuk e zëvendëson askush, të gjitha na mësove vetëm të jetojmë pa ty asnjëherë. Të gjithë jemi krenarë për ty, do të ndjekim rrugën tënde, me mall dhe me dhimbje. Flijove jetën për liri! Ne e Kosova jemi krenarë për ty. Të premtoj që do të ndjek rrugën tënde. Do të kujtoj me mall dhe dhimbje. Heroi babi im”, tha vajza e Bunjakut.

Ditën e sotme gjatë një mbledhjeje komemorative të mbajtur në Prishtinë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë urdhrin “Heroi i Kosovës”, për policin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator nga terroristët serbë në veri të vendit.

Urdhëri në nderim të policit të vrarë iu dha familjarëve të cilët ishin të pranishëm në ceremoni.

Në fjalën e saj, presidentja deklaroi se urdhri i Heroit të Kosovës, i jepet rreshterit Afrim Bunjaku për rënien heroike në mbroktje të vendit.

“Në emër të qytetarëve i ndaj urdhrin “Heroi i Kosovës”, rreshterit Afrim Bunjaku. Ai ka rënë heroikisht në mbrojtje të vendit”, deklaroi presidentja.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë