MENU
klinika

“Krahu i djathtë” i Prigozhinit

Putin e ka “halë në sy”, ja kush do të jetë lideri i ri i Wagner

25.09.2023 - 12:40

Yevgeny Prigozhin kaloi pothuajse një dekadë duke ndërtuar grupin paraushtarak Wagner dhe tani vdekja e tij duket se i ka lënë mercenarët në “qiell të hapur”. Ngjarja ndezi një stuhi spekulimesh për të ardhmen e grupit, si dhe njeriun që do të zërë vendin e Prigozhin. Madje, mediat ruse spekuluan se gjenerali rus Sergei Surovikin mund të bëhet bosi i ri i Wagner. Surovikin mori pjesë në një takim me udhëheqjen e departamentit ushtarak algjerian, i cili tregon fillimin e fushatës për emërimin në pozicionin e mbajtur nga themeluesi i kësaj kompanie private ushtarake, Yevgeny Prigozhin. Janë lakuar edhe emra të tjerë, megjithatë tani në skenë ka dale një tjetër personazh, i konsideruar si “krahu i djathtë” i Prigozhin, sidomos për shkak të aktivitetit të tij në Afrikë. Bëhet fjalë përDmitry Sytii, një nga njerëzit e fundit që ndoshta pa të gjallë ish-kreun e Wagner-it, Prigozhin. Ky i fundit, siç dihet, u vra në gusht pas rrëzimit të avionit të tij në rajonin rus të Tverit, teksa po kthehej nga kontinenti afrikan, ku Wagner-i i tij fitoi shumë nga prestigji politik dhe fuqia ekonomike. Ajo që zgjoi kureshtjen më të madhe te gazetarët e pranishëm në Republikën e Afrikës Qendrore ishte prania e disa të rinjve që muajt e fundit mbanin bluza me figurën e Sytii. Një shenjë e pagabueshme e ndikimit të ushtruar aty.  Do të ishte vetë Sytii që trashëgoi menaxhimin e biznesit fitimprurës të kompanisë ushtarake private në Afrikë. Por bashkëpunimi i tij i ngushtë me Prigozhin mund të përfaqësojë një element kyç për të ardhmen e tij.

“Krahu i djathtë” i Prigozhin

34-vjeçari duket se ka marrë një rol vendimtar në Republikën e Afrikës Qendrore, në zemër të biznesit të Wagner. Aty kompania bëri debutimin e saj në kontinent dhe aty e paraqiti veten si një lojtar të madh ekonomik, duke menaxhuar tregtinë e diamanteve dhe arit dhe burimeve të tjera. Vetë Sytii kishte menaxhuar biznesin e grupit vitet e fundit. Një figurë që nuk vjen nga bota ushtarake dhe as nga lëvizjet e ndryshme ideologjike nacionaliste që mbështetën kompaninë e Prigozhinit. Pa tatuazhe, me flokë të gjata, kaçurrela dhe veshje studentore modele: ky është imazhi i parë që vjen nga Dmitry Sytii. Në fakt, CV-ja është ajo e dikujt me karrierë të gjatë në botën financiare dhe jo në botën ushtarake apo politike. Ai studioi biznes ndërkombëtar në Shën Petersburg, qytetin e Prigozhin dhe Putin, më pas mori një diplomë master në marketing dhe biznes në Shkollën e Biznesit në Paris. Ai u punësua në Agjencinë e Kërkimeve të Internetit, një kompani e Prigozhin e cila, përsëri sipas Uashingtonit, nuk përfaqëson asgjë më shumë se një fabrikë në duart e Wagner. Prandaj ka të ngjarë që Sytii dhe Prigozhin të jenë njohur asokohe. Fill pas kreu i kompanisë e dërgoi në Banguim kryeqyteti i Republikës së Afrikës Qendrore, ku ai pati një sërë postesh të rëndësishme, dhe ku biznesi vetëm u zgjerua dita-ditës.

“Armik” i Kremlinit

Ndikimi i Sytiit në Bangui konfirmohet edhe nga mënyra e jetesës së tij në kryeqytetin e vendit afrikan. Këtu ai udhëton me një fuoristradë dhe frekuenton restorante private, duke takuar shpesh figura të rangut të lartë nga jeta politike dhe ekonomike vendase. Jo vetëm kaq, por ai zotëron një super-vilë në qendër të Banguit, dikur rezidenca zyrtare e presidencës së republikës. Megjithatë, në prill, një bombë brenda qendrës kulturore ruse, drejtor i së cilës është Sytii, i shkaktoi lëndime të rënda në dorën e djathtë dhe në gjoks. Aq sa iu desh të trajtohej në Rusi për disa javë.  Sytii, pas ngjarjeve që tronditën Wagnerin, nuk u distancua kurrë nga Prigozhin. I intervistuar nga Pravda teksa po shërohej në Moskë, përfaqësuesi i ri i kompanisë kishte nënvizuar shprehimisht nevojën për të ecur përpara “për të shmangur shkatërrimin e asaj që është ndërtuar deri tani”. “Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të vazhdojmë të kryejmë të gjitha projektet tona nën drejtimin e Prigozhin”, përsëriti ai më pas në një video në frëngjisht të publikuar në mediat sociale disa javë para rrëzimit të avionit të Prigozhin, duke i qëndruar besnik. Besnikëri që mund t’i kushtojë shtrenjtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Avioni i kreut të Wagner rrëzohet në veri të Moskës

2 muaj pas rebelimit ndaj Putinit, vdes Prigozhin