MENU
klinika

Për çfarë bëhet fjalë?

WhatsApp për pajisjet Android pëson një transformim total

08.09.2023 - 11:34

WhatsApp po ndryshon tërësisht formatin e tij për përdoruesit Android.

WABetaInfo raporton se një grup i zgjedhur përdoruesish po testojnë versionin e ri të aplikacionit. Në screenshot-et që janë shpërndarë, shiriti i sipërm do të jetë tërësisht i bardhë ndërsa pjesët e tjera të ekranit do të ngjyrosen nga e gjelbra karakteristike.

Butoni i lundrimit mes bisedave, statusit, komuniteteve dhe telefonatave është zhvendosur në shiritin e mëposhtëm.

Dizajni i ri parashikon që të ketë filtra për bisedat të cilat lehtësojnë kategorizimin e mesazheve të lexuara, personale apo të punës më lehtësisht.

Të gjitha këto mund të jenë të dobishme kur WhatsApp të lançojë edhe opsionin që mund të përdoren disa llogari njëkohësisht.

Gjithsesi, versioni i ri është ende në fazën e testimit ndaj mund të shtohen opsione të reja përpara se të jetë i disponueshëm për përdoruesit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zgjidh një problem që na ndodh të gjithëve

Ndryshimi i ri i WhatsApp me siguri do t’ju pëlqejë

"Fotografja që kapte imazhet e uzinave të braktisura”

Mediat prestigjioze për rusen Svetlana Timofoevan