MENU
klinika

Ndryshimet në qeveri

Zëvendësoi Ibrahimajn, kush është Ervin Mete, i besuari i Ramës për Ministrinë e Financave

04.09.2023 - 19:10

Nga ndryshimet që qeveri është prekur dhe Ministria e Financave. Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së ditën e sotme Rama ka shkarkuar Delina Ibrahimajn dhe ka emëruar në krye të MF-së Ervin Meten. Që nga viti 2020 Mete ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nga maji 2020. Më herët ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bordit të Autoritetit, prej shtatorit 2019.

Më parë Mete ka shërbyer si Zëvendësministër i Financave dhe Zëvendësministër i Ekonomisë nga vitet 2013-2017. Gjatë kësaj periudhe ka qenë thelbësisht i përfshirë në reformën e menaxhimit të financave publike dhe modernizimin e kuadrit ligjor fiskal dhe financiar.

Mete është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ndërkohë që mban gradën Master nga Universiteti i Harvardit si dhe nga Shkolla Ekonomike e Londrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ibrahimaj: Deklaratë individuale të të ardhurave

“Të dypunësuarit do tatohen me një page të vetme”

Ministrja e Financave: Publikohet në shtator

A do të ketë një paketë ndihme ekonomike?

Qeveria do kërkojë edhe 700 milionë euro borxh

“Do përdoren për arsimin, shëndetësinë e infrastrukturën”

"I vetmi instrument, rritja e pagës minimale"

A do të rriten rrogat në privat? Ja si përgjigjet Ibrahimaj