MENU
klinika

Celibashi njeh Bashën kryetar

Zgjedhjet në Kukës, KQZ rrëzon sërish “Foltoren” dhe regjistron PD

05.09.2023 - 10:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sërish Sali Berishën dhe vendosi regjistrimin e Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha për përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës. Basha konfirmohet padyshim në krye të demokratëve, ndërsa Berisha ‘dështon’ duke u përsëritur skenari i 14 majit, i cili u detyra të “fshihej” pas emrit të Partisë së Lirisë së drejtuar nga Ilir Meta. Edhe kësaj radhe duket se Berisha sërish do të futet në zgjedhje përmes një koalicioni me aleatin e tij, ndonëse ka të drejtë që vendimin ta anikmojë në KAS. Pavarësisht kësaj, nuk priten shumë surpriza, pasi edhe shkallët e tjera e rrëzuan Berishën më 14 maj.

Seanca u zhvillua me debate mes përfaqësuesit ligjor të PD-së, Indrit Sefës dhe atij të Rithemelimit. Ishte kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i cili i dha fund diskutimeve, duke vendosur regjistrimin e PD. Celibashi tha se Lulzim Basha është ai që ka legjitimitetin që ta paraqesë kërkesën për regjistrim, duke qenë se në regjistrin e partive politike rezulton kryetar i PD. “Basha ka legjitimitetin të paraqesë kërkesën për regjistrim në zgjedhje si subjekt zgjedhor. Tej çdo diskutimi, KQZ si organ administrativ e ka të pamundur nga pikëpamja ligjore që të bëjë një shqyrtim të të gjithë procesit vendimmarrës në një parti politike. Për shkak të ligjit KQZ është e detyruar ta shqyrtojë kërkesën për regjistrim thjesht dhe vetëm në aspektin formal, duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin. E rëndësishme është dokumenti që vjen nga Gjykata e Tiranës. Është fakt i pasqyruar në një dokument zyrtar që kryetari i PD është z. Lulzim Basha dhe ky person ka të drejtën për të paraqitur kërkesën për të regjistruar PD-në si subjekt zgjedhor”, deklaroi Celibashi.

Çfarë ka ndodhur?

Ndërkohë, kujtojmë se për këto zgjedhje forcat politike kanë pasur afat deri me datë 1 shtator për t’u regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore, ndërsa kandidatët jo më vonë se data 8 shtator. Tashmë siç dihet opozita do të shkojë e përçarë edhe në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kukësit, duke e ndarë votën mes dy kandidatëve. Emri Vata do të jetë kandidati i PD-së së Rithemelimit, kurse PD-ja zyrtare ende nuk e ka zyrtarizuar por përflitet se do të jetë Arif Rexhmati. I përzgjedhuri i Partisë Socialiste si kandidat zyrtar për kryebashkiak të Kukësit, do të jetë prefekti i qarkut të Kukësit, Albert Halilaj. Zgjedhjet e pjesshme do të mbahen pasi Safet Gjici dha dorëheqjen për shkak të video-skandalit seksual, të filmuar në zyrën e tij. Nga ana tjetër, Komisioneri Ilirjan Celibashi përcaktoi pak ditë më parë partitë politike që kanë të drejtë të propozojnë anëtarët e komisionit zonal të administrimit zgjedhor për betejën elektorale për bashkinë e Kukësit duke vendosur se PS do të propozoje 3 anëtarë, Partia e Lirisë 2 anëtarë dhe një anëtar Partia Demokratike. Statusi i ri i Partisë së Lirisë si partia kryesore e opozitës buron nga rezultati i zgjedhjeve të 14 majit, ku koalicioni Bashkë Fitojmë u rendit i dyti. “Ky si subjekt ka një numër votash të tillë që e bën atë të pretendojë të drejtë për të propozuar anëtarët e KZAZ si parti politike e opozitës që ka marrë më shume vota në zgjedhjet vendore”, shprehet Ilirjan Celibashi. Sipas Kodit Zgjedhor, si moment referimi për përcaktimin e peshës së secilës forcë politike janë zgjedhjet e fundit lokale dhe në betejën e 14 majit koalicioni “Bashkë Fitojmë” në votën për këshillat bashkiake u rendit i dyti pas Partisë Socialiste. Pavarësisht se forca kryesore e këtij koalicioni ishte Sali Berisha dhe demokratët që e mbështesin, për shkak se Berisha ligjërisht nuk ka parti të gjitha përfitimet i merr Partia e Lirisë. Ndërkaq, për herë të parë në 30 vite, Partia Demokratike renditet forcë e tretë pasi në 14 maj ajo mori 7.7% të votave. Por edhe pse pranon se u rendit e treta në zgjedhjet lokale, partia demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha kërkon që të përllogariten votat e Partisë se Lirisë brenda koalicionit dhe pastaj të bëhet vlerësimi se kujt i takon statusi i partisë së parë të opozitës.