MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A shkakton diabeti probleme me muskujt?

11.10.2023 - 08:42

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A shkakton diabeti probleme me muskujt?

Mjeku: Dëmtimi i tendinave nga diabeti i tipit 1 dhe 2 është një simptomë e përhapur e kësaj sëmundje. Tek njerëzit e prekur nga diabeti prodhohet me shumicë një substancë e quajtur glycation. Kjo substancë është një lloj proteine dhjamore që lëshohet në gjak. Megjithëse trupi arrin të prodhojë gjatë gjithë kohës një sasi të saj, kur përzihet me sheqerin e shtuar në gjak mund të jetë të dëmshme. Duke qënë se tendinat janë fibra me përbërje kolagjeni, kushtet që krijohen kur vuani nga diabeti arrijnë të ndryshojnë strukturën e tyre. Zakonisht ato do të trashen dhe nuk do të arrijnë të kryejnë si më parë funksionin e tyre duke shkaktuar dhimbje.

Për këtë arsye gjatë lëvizjes mund të përjetoni edhe dëmtimin e tyre. Disa nga pjesët e turpit ku do të ndjeni dhimbje i gjeni të listuara si më poshtë. Mpirja dhe dhimbja e shpatullës ndodh kur kapsula që rrethon tendinat dhe ligamenet fryhet. Dhimbja e krahëve shkaktohet kur dëmtimi i tendinave dhe rrethojnë kupën e krahëve lejon kockat të fërkohen me njëra tjetrën. Ngrirja e gishtave të dorës ndodh kur gishtat tuaj ngecin në një pozicion dhe kërcasin nëse i drejtoni. Kjo tregon që tendinat janë dëmtuar në atë zonë. Mpirja e gishtave të vegjël të dorës apo dobësimi i tyre shkaktohet për shkak të peshës apo presionit të madh që po ushtroni në të. Duke qënë tendinat të dëmtuara ju do të ndjeni dhimbje dhe shumë nga këto simptoma vazhdimisht.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.