MENU
klinika

Ironizon Biden-in për gafat

“Ai është një nga liderët më të fuqishëm në planet”, Trump ngatërron Viktor Orban me Erdoganin

25.10.2023 - 11:04

Ish Donald Trump mund të akuzojë kundërshtarin e tij demokrat dhe presidentin amerikan, Joe Biden, se nuk është mirë mendërisht për shkak të gafave të tij, por dhe ish presidenti nuk duket se është larg tij.

77-vjeçari ngatërroi liderët e Turqisë dhe Hungarisë gjatë një fjalimi të fushatës në New Hampshire të hënën.

“Ka një lider, Viktor Orban, a keni dëgjuar për të?” pyeti Trump audiencën e tij, duke iu referuar kryeministrit hungarez.

“Ai është ndoshta një nga liderët më të fuqishëm kudo në planet. Ai është lideri i Turqisë”, tha ai, duke ngatërruar Orbanin me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Trump më pas shtoi diçka të pakuptueshme në lidhje me “frontin” e Orbanit me Rusinë. Kandidati kryesor republikan për president e ka lavdëruar më parë kryeministrin hungarez për qëndrimin e tij të ashpër ndaj imigracionit dhe të drejtave LGBTI, duke e mirëpritur atë në Shtëpinë e Bardhë katër vjet më parë dhe në një klub golfi që zotëron në 2022.

Nga ana e tij, Orban ishte lideri i parë europian që mbështeti Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2016 dhe i kërkoi atij që të “vazhdonte të luftonte” kur nisën problemet e tij ligjore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vështirësohet hyrja e hungarezëve në vend

“Trumpi europian” merr goditjen e radhës nga SHBA