MENU
klinika

Ja çfarë ka ndodhur me të

Ankimoi vendimin e Apelit, GJKKO rrëzon ish-sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë

03.10.2023 - 17:19

 GJKKO ka vendosur që të rrëzojë ankimin e masës së sigurisë të ish-sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Mësohet se GJKKO ka vendosur që Duro të qëndojë në arrest me burg. Duro ankimimin e saj e bëri në muajin qershor, pasi Gjykata e Apelit vendosi që ta lërë në arrest me burg.

Ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro mori ryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë ‘DRICONS’ për të fituar një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. . Duro ndodhet në burg që prej 5 qershorit 2023. Ajo akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë”.  E njëjta akuzë rëndon edhe mbi specialisten Laura Shteto, administratorin e kompanisë ‘DRICONS’, Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi.