MENU
klinika

"Djali im është marrë me gipse në Greqi”

Babai i Laert Haxhisë: Tafani të nxjerr në shesh provat!

03.10.2023 - 11:58

Babai i Laert Haxhisë, Qamil Haxhia në një intervistë televizive shprehet se akuzat ndaj djalit të tij janë ngritur pasi i penduari i drejtësisë Artan Tafani, pretendon se është shok me djalin e tij.

Ai deklaroi se djali i tij që nga viti 2016 nuk ndodhet në Shqipëri pasi ka emigruar drejt Greqisë dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më në Shqipëri.

Ai tha se Artan Tafani është një hajdut ordiner dhe mashtrues dhe se nëse i disponon faktet që e komplikojnë djalin e tij në marrëdhënie me të duhet ti paraqesë në drejtësinë shqiptare, polici, prokurori dhe në fund të gjykohen në gjykatë.

Haxhiu shtoi se i biri ka ikur në 25 shtatori 2016 dhe nuk është kthyer më për arsye se atje gëzon një punë, ka familjen e tij, ka vajzën, ka gruan, nuk është se vete-vjen nga Greqia në Shqipëri, vjen bën krimin dhe ikën prapë.

Djali im në Greqi është marrë me veshje, me gipse, punë të ndryshme, se nuk është me letra, ka qenë gjithmonë me letra false.

Tafani është kapur të shtunën në Lushnjë, është sjellë në Tiranë është përpunuar dhe ditën e enjte ka plasur tymnaja që filloi.

Tafani është përdorues droge dhe në momentin që është kapur ka qenë duke konsumuar drogë. Nuk mund të merren për bazë kaq shumë akuza të tij ndaj njerëzve të pafajshëm.

Duhet të merret parasysh nëse ka të bëjë me një njeri normal, apo të përpunuar nga policia. Nëse ka lidhje Tafani le ta paraqesë, si fakt, si provë, këtu ka dalë çdo gjë në shesh.

Tafani ta paraqesë si provë dhe unë përfundimisht tërhiqem mbrapsht. Djali ka qenë pas meje, kam pasur punë të rregullt me dyqan mishi në Lushnje, me bujqësi, me blegtori, kam pasur 700-800 krerë blegtori.

Ku i dilte koha i hapa një servis, ra në burg kur i hapa servisin, gjoja për transport mallrash të vjedhur, 7-8 muaj sa bëri, doli. Kjo i përket periudhës kur ishte rreth 16 vjeç.

Nuk ka qenë ndonjëherë njeri që t’i ketë munguar ndonjë gjë në familje. Djali im është dënuar me 32 vite burg. Nga gjykimi i shkurtuar i kanë ngelur 18 vite burg, për vetëmbrojtje.

Kishte përballë Xhulio Shkurtin përballë e ka pasur. Sipas mendimit tim ka shtytje. Hakmarrja nuk ka nisur se kanë pasur gjë me njeri tjetrin, na kanë marrë njerëzit peng, i kanë çuar në komisariatin 2.

Unë asnjëherë s’mund ta ushqeja djalin tim me frymë për dikë. Pavarësisht se u dëmtuam në biznese, punë ne përditshme, ata vajtën atje ku janë, ne vazhduam jetën.

Duke kaluar brezat, djali jo se u rrit me frymën e hakmarrjes për tu bërë kriminel siç thuhet rëndom në shumë emisione. Nuk ka prind që do ta bëj fëmijën kriminel.

Fëmija im është rritur me gjithë të mirat nuk ka pasur nevojë të bëhet as kriminel dhe as hajdut. Kjo kronikë ka vazhduar gjatë në Lushnjë dhe me fise të tjera, nuk është me ne.

Kështu funksiononte grupi i Aldo Bares me të vënë gjoba, me të marrë prona. Kam parë gjithmonë punën time. Kam pasur qëllim të rris fëmijët e mi.

Djali im nuk ka bërë të tilla veprime. Edhe në ngjarjen e fundit për vjedhjen në Tiranë, është akuzuar si pjesëmarrës me Tafanin, ndërkohë që është në burg në Greqi, si ndodhi kjo?

Në momentin që dalin prova, unë dalë këtu dhe them që djali im të ndëshkohet. Nuk vij në televizion për të kërkuar mëshirë, por vij për të kërkuar drejtësi. Jo të them më mëshironi se djali im ka bërë këtë.

Të them në Lushnje nuk them, në lëvizje, në Shqipëri. Kam dhe një vajzë dhe një djalë që ka pasur gruaja. Kam dy djem dhe një vajzë. Djali i madh gruaja dhe vajza, jetojnë në Gjermani në azil politik.

Vajza vazhdonte shkollën dhe u detyrua për shkak të një mosmarrëveshje, ku djali im akuzohet për vrasjen në masakrën e Lushnjës pa pasur asnjë provë.

Si mund t’ia marrë mendja ju? Me gjithë këto probleme. Ne kemi njerëz, familjarë, rreth shoqëror, nipër dhe mbesa.

Ja personi që i është bërë dëmi, ku jeton nipi filan vend, hajde ti vrasim. Na kanë sekuestruar pronat me padrejtësinë më të madhe, duke e llogaritur merr ekspertë gjykata.

Kanë sekuestruar dy makina, dy dyqane që i kam të trashëguar nga nëna me testament, para vdekjes së nënës dhe ato mi kanë marrë. Edhe ajo është drejtësi?

Ne si familje nuk mund të them se kemi paguar gjoba. Ne na kanë djegur se ish-hotel Myzeqenë vëllai im ia ka blerë të persekuarve kur doli në ankand, ata pretendonin se kishin një pjesë të tyre që ishte bingo.

Atë pjesë të dyqanit që donte babai im e donte dikush tjetër që e kishte bërë bilardo. Ne iu drejtuam policisë, i nxori njerëzit përjashta dhe këtu filluan ngjarjet dhe aty ndodhi djegia e shtëpisë së vëllait tim.

Akuza ndaj djalit tim në Greqi, ka prishje qetësie, mosbindje policisë, ose dy ose tre. Po të ishte djali im siç mendojnë këta, kur e ndaloi policia greke, do kishte armë ose drogë.

Një person i rrezikshëm nuk mund të lëvizë pa armë. Ne kemi bërë hapat tona me drejtësinë, drejtësia greke ose do na fundosë ose do na nxjerrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet të zbardhë ngjarje të tjera

Pjestari i grupit të Haxhisë merret sërish në pyetje

Të përfshirë në vrasje dhe krime të rënda

Kush janë 12 anëtarët e bandës së Laert Haxhisë