MENU
klinika

"Luftë deri në fund me Edi Ramën"

Berisha kundër krijimit të një partie të re: Nuk tërhiqemi para padrejtësisë

13.10.2023 - 13:09

Ish-kryeministri Berisha është shprehur kundër propozimit të disa deputetëve për rithemelimin e Partisë Demokratike.

Deklaratën ai e bëri gjatë konferencës së përjavshme për shtyp.

“Rama është i vendosur të bëjë gjithçka për një sistem qeverisje të bazuar mbi bandat, drogën dhe krimin. Opozita në ditët në vazhdim do shqyrtojë situatën shumë kritike të krijuar nga votimi i djeshëm në Kuvend dhe do të dalë në konkluzionet e saj. Rama dhe pluralizmi janë të papajtueshëm. Rama mori dje përsipër emërimin e përfaqësuesve të partive opozitare. Bylykbashi është zgjedhur nga PD dhe parti të tjera opozitare, si një nga ekspertët më të shquar të të drejtës elektorale. Kjo nuk i intereson Ramës, i intereson pengu i tij “Brava” me Alibashën.”, tha Berisha.

Do organizoni protestë ditën që do të mbahet Samiti?
Nuk kemi parashikuar protestë, por dokumentet elektorale janë shpërndarë në të gjithë botën. Libri i zi është shpërndarë në të gjitha qendrat e BE-së dhe KE-së. Libri është dërguar kapitull për kapitull online ODIHR dhe jemi të kënaqur me raportin objektiv që kanë publikuar.

 

 

Në mbledhjen e fundit të grupit të PD ka pasur propozime nga deputetët për ribërjen e partisë. Çfarë qëndrimi keni?
Çdo deputet ka të drejtë dhe tagër të diskutojë për PD-në. Jo vetëm në atë mbledhje, por ekzistojnë mendime për karshi bllokimit dhe plaçkitjes së vulës dhe logos nga Edi Rama, PD mund të gjejë modalitete të tjera ligjore. Si diskutim është normal. Mendimi im është që para një padrejtësie njeriu nuk tërhiqet. Ne duhet të bëjmë një luftë deri në fund me Ramën që do të mbajë peng logon tonë. Ju e shikoni, ligji është taksativ që Gjykata e Lartë duhet ta kthente përgjigjen brenda 30 ditëve. Por Gjykata e Lartë e mban aty për të penguar dërgimin tonë në Strasburg.

Si do vijojë në 2025 PD?
Do fitojë zgjedhjet.

Ka dilema kush është PD…

Ka paturpësi të bërë nga Rama që e ka këtë në kuadër të luftës kundër pluralizmit.

Ju thoni se Rama vrau pluralizmin. Do shkoni drejt bojkotit?
Fronti opozitar do t’i japë përgjigjen më të merituar Ramës. Ne nuk e dorëzojmë as pluralizmin, as opozitarizmin.

Krahas jush do të votëbesohen edhe bashkëpunëtorët tuaj? Do ketë hapësirë për deputetët e bashkuar rishtazh?
Deputetët e bashkuar rishtazh janë anëtarë të Këshillit Kombëtar. Kuvendi mblidhet për votëbesimin e kryetarit, a do të ketë procese të tjera do të varet nga kërkesat.

Një pjesë e deputetëve kërkojnë zgjidhje politike. A është i gatshëm ky grupim për të diskutuar zgjidhje politike të situatës. Nëse ata shohin problem non-gratën tuaj, çfarë do bëni?
Nuk e kam fshehur kurrë, përkundrazi i kam qëndruar me vendosmëri një akti që ka për bazë korrupsionin trans nacional. Se çfarë kërkon njëri apo tjetri, secili i ka rrugët e hapura për të ndjekur çdo procedurë që do. Rikthimi im është jashtëzakonisht i veçantë. Askujt nuk i mohohet e drejta të ketë qëndrimin e tij.

Nëse Kuvendi njeh Bashën si kryetar të PD për reformën zgjedhore keni përdorur fjalën “destabilitet”. Çfarë do të thotë kjo?
Është e domosdoshme një lëvizje mbarë popullore kundër këtij regjimi. E morët vesh që Luftar Hysa që hyn e del në zyrat e Ramës rezulton bos kryesor i Sinaloas, rezulton investitor në kazinotë më të mëdha të botës. Rama me 1 mijë fije është i lidhur me krimin. Ju e patë, nuk ka ndodhur kurrë në 32 vite, as me Ramiz Alinë që të shkojë një kryeministër në Nju Jork në Asamblenë Kombëtare dhe të mos kthehet dot me një fotografi.

A është opozita e izoluar nga kontaktet me ndërkombëtarët?
Nuk është ashtu, është krejt e kundërta.