MENU
klinika

PE miraton rezolutën për sulmin në Banjskë

Brukseli kërcënon me sanksione Serbinë

20.10.2023 - 12:26

Sulmi në Banjskë më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, është dënuar gjerësisht nga ndërkombëtarët, të cilët kanë ashpërsuar retorikën. Megjithatë, duket se ndëshkimi ndaj Serbisë nuk do të mbetet vetëm tek fjalët. Së fundmi, Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën në të cilën, sulmi cilësohet terrorist dhe do të kërkojë përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje në Banjskë. Teksti i rezolutës është përpiluar nga disa propozime të grupeve politike në PE.

Në tekstin e rezolutës përmenden rrethanat të cilat kanë ndikuar në rritjen e tensioneve në veriun e Kosovës, nga largimi i serbëve nga institucionet nëntorin e kaluar, bojkotimi i zgjedhjeve lokale të prillit në veri e deri te vendosja e barrikadave dhe sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve në fund të majit dhe sulmit të fundit në Banjkës. Në tekstin e draft-rezolutës, sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë cilësohet “sulm terrorist”, përderisa Serbia kritikohet për disa veprime sikurse mosdistancimi i qartë nga sulmi, madhërimi i pjesëtarëve të grupit të armatosur të serbëve që kryen sulmin dhe shpalljen e ditës së zisë në Serbi për tre sulmuesit e vrarë. Përmes rezolutës së PE-së u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë në uljen e tensioneve, të përmbahen nga retorika apo veprimet që mund të rrisin tensionet dhe të veprojnë në zbardhjen e të gjitha fakteve lidhur me sulmin në Banjskë.

PE-ja, përmes draft-rezolutës, po ashtu dënon edhe rritjen e pranisë së ushtrisë serbe në afërsi të kufirit të Kosovës dhe kërkon nga Serbia që të përmbahet nga mbështetja e çfarëdo grupi terrorist në veri të Kosovës në të ardhmen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Serbia do të mbajë përgjegjësi nëse…”

Sulmi në Banjskë, PE miraton rezolutën për Kosovën