MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është Temperatura Q?

12.10.2023 - 08:33

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është Temperatura Q?

Mjeku: Temperatura Q është një sëmundje infektive pak e zakonshme që transmetohet nga kafshët (veçanërisht ato të fermës) e provokuar nga një bakter që quhet Coxiella Burnetii.

Në pjesën më të madhe të rasteve ajo ngjan me një grip normal, dhe shumë rrallë Temperatura Q mund të japë komplikacione të rënda apo të marrë formën e një sëmundjeje kronike. Në këtë të fundit, dëmet më të rënda mund të shfaqen në zemër.
Diagnoza është shumë e thjeshtë dhe bazohet në një analizë të thjeshtë gjaku. Format më të lehta të Temperaturës Q shërohen në pak javë pa ndonjë trajtim të veçantë. Ndërsa format më të rënda kërkojnë një kurë të zgjatur me bazë antibiotikët.

Temperatura Q është një sëmundje infektive njerëzor e nxitur nga Coxiella Burnetii, një bakter i përhapur në shumë kafshë, në veçanti mes deleve, dhive dhe bagëtive të fermave. Ai që është prekur ka çrregullime si ato të gripit, pra temperaturë, dhimbje muskulore dhe dhimbje kokë.

Historia

Për herë të parë Temperatura Q u përshkrua në vitin 1935. Ka qenë patologu Edvvard H. Derrick, i cili gjeti infeksionin mes disa punëtorëve të një thertoreje në Australi. Duke qenë se nuk mund ta identifikonte shkakun, Derrick mendoi ta identifikonte me shkronjën Q të fjalës anglisht “Query” që në anglisht do të thotë “shenja e pikëpyetjes”.

Dy vite më vonë në 1937, Frank M. Burnet dhe Mavis Freeman e izoluan bakterin përgjegjës pra Coxiella Burnetii, ndërsa në 1938 Herald R.Cox dhe Gordon Davis sqaruan mekanizmin e transmetimit. Emri Coxiella Burnetii u vendos në nder të Herald R. Cox dhe Frank M. Burnet.

Epidemiologjia
Temperatura Q është e përhapur pothuajse në të gjithë botën, por nuk është shumë e zakonshme. Më të prekur janë ata që janë shpesh në kontakt me kafshët e shtëpisë, si për shembull fermerët, veterinerët, mbarështuesit, transportuesit e kafshëve, punonjësit e thertoreve etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN