MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ciklotimia: A janë ndryshimet e humorit normale?

27.10.2023 - 08:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Ciklotimia: A janë ndryshimet e humorit normale?

Mjeku: Ciklotimia eshtë një gjëndje kronike, e një shkallë më të ulët e cila shkakton një lloj mini-depresioni dhe mini-hipomanie.

Në mënyrë që të diagnostikohen nga ciklotimia, të rriturit duhet të kenë patur episode të ngjashme për të paktën dy vjet. Ciklotimia është shumë e rrallë te fëmijët dhe adoleshentët dhe për t’u diagnostikuar, ata duhet të kenë patur episode për të paktën një vit.

Për të kuptuar ciklotiminë, na duhet fillimisht të kuptujmë më shumë mbi çrregullimin bipolar.

Ju ndoshta i njihni disa prej simptomave të depresionit, që përfshijnë:

– Ulje të interesit për veprimtari që më parë iu falnin kënaqësi.

– Ndryshime në peshë.

– Ngadalësim të mendimit dhe të lëvizjeve.

– Këputje ose mungesë energjie.

– Ndjenja pavlefshmërie ose ndjenja të skajshme faji.

– Vështirësi në përqëndrim.

– Mendime të vazhdueshme rreth vdekjes apo vetëvrasjes.

Mania është e kundërta e depresionit dhe simptomat përfshijnë:

– Vetëvlerësim i tepruar ose ndjenja madhështie.

– Një ulje e nevojës për gjumë.

– Të folur të shpejtë ose të presuar.

– Vrapim të mendimeve.

– Rritje e veprimtarisë fizike.

– Sjellje impulsive dhe të rrezikshme.

Nëse dalloni një formë më të lehtë të këtyre simptomave te vetja juaj, atëherë mund të vuani nga ciklotimia.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.