MENU
klinika

Në kërkim djali i pronarit të televizionit dhe shoku

Droguan dhe përdhunuan 26-vjeçaren, lihen në burg dy të rinjtë

25.10.2023 - 10:02

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg dy të rinjtë të cilët u arrestuan në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë, ku katër persona abuzuan seksualisht ndaj një 26-vjeçareje.

Bëhet fjalë për Oltjan Tahirin dhe Albi Cenon, të cilët gjatë qëndrimit në sallën e gjyqit, qëndronin me kokat ulur për të shmangur kontaktet me mediat. Ndërkohë, në kërkim është shpallur Gentjano Mehmeti dhe Klevis Deliaj, djali i pronarit të televizionit lokal ‘6+1 Vlora’.

Gjithçka nisi të shtunën, ku një 26-vjeçare u paraqit pa ndenja në urgjencën e Vlorës. Ishte recepsionisti i një hoteli që njoftoi rastin në fjalë, se një vajzë ishte pa ndjenja në hotel. Pas 24 orësh, e reja u përmend dhe tregoi në lidhje me ngjarjen.

Ngjarja në fjalë duket se ka marrë përmasa edhe më të mëdha, pasi në konflikt është përfshirë dhe një gazetare, e cila raportoi për rastin.

Mësohet se një televizion lokal në qytetin e Vlorës, përmes një postimi në rrjetet sociale kishte denigruar dhe fyer gazetaren, duke e akuzuar për stisje të ngjarjes, me pretendimin se ishte akuzuar dhe djali i pronarit të këtij biznesi.

Në rrjete ka qarkulluar emri i djalit të drejtuesit të medias lokale si i përfshirë në ngjarje dhe ky i fundit ka akuzuar me nota fyese në një postim të faqes së televizionit lokal gazetaren se ka qenë ajo që e ka nxjerrë këtë gjë.

Ndërkohë, pronari i televizionit lokal në Vlorës, përveç postimit në rrjetet sociale, mësohet se i ka dërguar gazetares dhe një mesazh me përmbajtje kërcënuese; ‘Jemi në gjak’. Sakaq, ndaj këtij personi ka nisur një procedim penal dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.