MENU
klinika

Sulmi në Banjskë

Deputetja britanike: Radoiçiç vazhdon të jetë i lirë në Serbi!

27.10.2023 - 12:07

Deputetja britanike, Alicia Kearns kujton se si sot një muaj më parë Milan Radoiçiç ka pranuar fajësinë për sulmin në Banjskë të Zveçanit, ndërkaq ai vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

Kearns në një postim në X shkruan se po ashtu se gjatë kësaj kohe nuk është kërkuar asnjë llogari për sulmin e Serbisë në Banjskë.

“Tashmë ka një muaj që Radoiçiq ka pranuar fajësinë për sulmin paraushtarak në Kosovë me armë të ofruara nga Beogradi. Megjithatë ai mbetet i lirë në Serbi. Pa asnjë llogari për rolin e Beogradit. Unë i kam parë armët dhe kam takuar familjen e Afrim Bunjakut, ata meritojnë drejtësi…”, shkruan kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.

Më 24 shtator Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër. Në kundërsulm, Policia e Kosovës vrau tre terroristë dhe arrestoi disa tjerë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Milan Radoiçiç që në atë kohë ishte nënkryetar i Listës serbe dhe person i afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kurti kërkon ndëshkimin e Serbisë

“Beogradi po planifikon aneksimin e Veriut”

Kurti për sulmin në Veri: Skenar për gjakderdhje

“Serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutela e Beogradit”

Sulmet në Veri ku u vra një polic

Albin Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë!

Ish-Presidenti: Vendet anëtare të BE-së të njohin Kosovën

“Serbia, e përfshirë kokë e këmbë në sulmin e Banjskës”