MENU
klinika

Diamante, rubin dhe safirë…

15 unaza, ja pasuritë e Victoria Beckham në 24 vite martesë

12.10.2023 - 09:06

E dini se vetëm unazat e fejesës së Victoria Beckham (15 të tilla), janë një pasuri më vete e saj?

49 vjeçarja mendohet se zotëron unaza fejese me vlerë mbi 30 milionë paund, të cilat i janë dhuruar nga bashkëshorti i saj David.

Dizajnerja e modës ka grumbulluar mjaftueshëm koleksione unazash gjatë 24 viteve të martesës së tyre, ku secila ka një dizajn të ndryshëm.

David Beckham mesa duket nuk është treguar kurrë kursimtar kur vjen puna tek ‘llastimi’ i gruas së tij.

Nga unaza e saj e parë e diamantit që u ble për rreth 69,000 paund deri te një safir i madh me prerje ovale me vlerë 4.4 milion paund.