MENU
klinika

Video

Beckham “flet” 9 gjuhë të ndryshme për fushatën

11.04.2019 - 14:26

Ish-futbollisti dhe kapiteni i skuadrës së futbollit të Anglisë, David Beckham, lançon së fundmi një fushatë globale për të ndaluar sëmundjen e malarias.

Qëllimi i fushatës është t’i tregojë të gjithëve se sa vdekjeprurëse kjo sëmundje është dhe se sa jetë njerëzish po merr nga viti në vit.

Në videon e publikuar, David duket në fillimin e saj duke thënë: “Malaria nuk është një sëmundje e zakonshme. Është sëmundja më vdekjeprurëse që ekziston”.

Në këtë video  ish-futbollisti flet 9 gjuhë të ndryshme. Anglisht, më pas spanjisht, kinyarwanda, arabisht, frengjisht, hindisht, gjuhën mandarin, kiswahili dhe yoruba.

Megjithatë, David nuk ka mësuar asnjë nga këto gjuhë. Fushata ka krijuar një version 3D të tij dhe zërat janë një bashkim i femrave dhe grave që vuajnë nga sëmundja e malarias, apo personat që ia kanë dalë të shpëtojnë, si dhe doktorët që kanë ndihmuar në shpëtimin e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çifti më i famshëm në botë

Pushimet e familjes Beckham